Novobërdë: Policia gjen veturën e raportuar si të vjedhur, rezulton keqkuptim familjar

Hetues Policor nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Novobërdë kanë gjetur automjetin e raportuar si të vjedhur me datë 17 qershor 2026 në fshatin Kufcë e Epërme.

Sipas njoftimit, si rezultat i veprimeve intensive operative e hetimore në terren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, janë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale “Vjedhje e rendë”

Bëhet e ditur se nga verifikimet dhe intervistat e zhvilluara është konstatuar se raportimi ka ndodhur si rezultat i mungesës së informacioneve të plota nga ankuesja lidhur me shfrytëzimin e automjetit Audi me targa vendore të cilin automjet e kishte marrë në shfrytëzim një familjar i saj në atë kohë.

Gjatë hetimeve janë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që kanë çuar deri te raportimi i rastit

Go to TOP