Zhduket një person në Novobërdë, Policia nis hetimet

Në fshatin Makresh i Epërm, në komunën e Novobërdës, është raportuar një rast i personit të zhdukur.

Sipas njoftimit, më 18.06.2026, një femër kosovare ka informuar se fqinji i saj, një mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia në periudhën 16–18 qershor dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është raportuar tek organet kompetente dhe po hetohet nga autoritetet përkatëse për të sqaruar rrethanat e zhdukjes së tij. 

Go to TOP