Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-2 Mallorca, vlerësohen Koke dhe Franco Russo

Atletico Madridi ka humbur në shtëpi nga Mallorca duke pranuar dy gola të vonshëm, përkundër se e pati epërsinë.

Përkundër humbjes, paraqitja e Los Rojiblancos ishte më e mirë, ashtu që kanë marrë notë mesatare lehtë më të lartë se mysafirët.

Portieri Jan Oblak (6.3) është vlerësuar me notën më të ulët te vendasit, derisa Koke (7.6) ka marrë notën më të lartë.

Qendërmbrojtësi Franco Russo (7.6) që ishte njëri nga golashënuesit e vizitorëve ka marrë vlerësimin më të lartë tek ekipi i tij.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Atletico Madrid 1-2 Mallorca.

Go to TOP