Nisin grumbullimet e qytetarëve pak para fillimit të protestës

Pak para nisjes zyrtare të protestës në orën 19:00, qytetarët kanë filluar të grumbullohen për të marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Një pjesë e nadhe e tyre janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej, ndërsa të tjerë kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku presin kreun e kësaj force politike, Sali Berisha.

Një zonë tjetër e kryeqytetit ku ka protestues, është edhe Sheshi “Nënë Tereza”.

Për këtë protestë, kanë ardhur demokratë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Go to TOP