Ndërroi jetë avokati i njohur kosovarë  

Dje Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Rexhep Hasani nga Prizreni

Lajmin e bëri të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës, teksa i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot nnë ora 16:30 në varrezat e qytetit në Prizren.

“Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren, do të mbaj mbledhje komemorative nesër me datë 02.10.2022 në objektin e Gjykatës Themelore nga ora 14:00. Avokati Rexhep, u lind në vitin 1928, derisa ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.03.1981, me seli të zyrës në Prizren”, thuhet në kumtesën e OAK-ut.

Go to TOP