Kosova.info

Mërgim Lushtaku: Mësimdhënësve u janë ndalur pagat dy herë, në kohën e Millosheviqit dhe të Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Qeveria po refuzon që t’ua japë rrogave mësuesve, pasi këta mbajtën grevë.
Lushtaku në Info10 ka deklaruar se mësimdhënësit nuk morën pagat në dy raste, gjatë kohës së Millosheviqit dhe nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai mes tjerash shtoi se nuk dëshiron të bëjë krahasime të tilla, por se shumë mësimdhënës po nënçmohen e linçohen nga qëndrimet e një politikani.

“Vetëm dy herë janë ndalë pagat e mësimdhënësve, një herë në kohën e Jugosllavisë dhe një herë në qeverisjen e Kurtit. Krahasim i rëndë, por është realitet. Nuk dua kurrë të marrë krahasime të tilla, por kur i shoh të gjithë ata mësimdhënës që kanë sakrifikuar për gjenerata të tëra në Kosovë, dhe produkte të tyre jemi të gjithë ne pa dallim, dhe t’i nënçmojmë dhe linçojmë ata, vetëm për qëndrimet e një lideri politikë, është e pajustifikueshme dhe arrogante”, tha Lushtaku.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort