Aliu: Ka nis reciprociteti edhe në vizitat zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Bashkorganizatori i referendumit të vitit 1993 në Preshevë, Fatos Aliu, ka folur për vizitën e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministres Arbërie Nagavci në Luginën e Preshevës, dhe për vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë.
Në Info Magazine, ai ka deklaruar se nga Serbia duhet të kërkohet riaktivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.
“Duket sikur ka filluar një reciprocitet, por ende është herët të flitet si do të manifesohet në realitet ajo, thash Serbia është në ofensivë shumë më herët. Në proceset që janë zhvilluar deri më sot i bie sikur ata kanë borxh ndaj neve dhe jo ne ndaj tyre”.
“Serbia të injoron sepse ka interes të mos afirmohet çështja e Preshevës, si problem ajo e ka heshtur, e ka minimizuar atë problem. Ajo i ka pasivizuar adresat, atëherë për çfarë reciprociteti duhet të flasim derisa nuk janë aktivizuar ato adresa”, ka thënë Aliu.
