Njësia Antiterrorizëm po zhvillon aksion në Kaçanik për vrasjen e policit Lika

Njësia Kundër Terrorizmit ka zhvilluar aksion gjatë mëngjesit të sotëm në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Klani mëson se gjatë aksionit u bastisën disa lokacione, u sekuestruan prova e dëshmi materiale si dhe u arrestuan disa persona.

Hetimet raportohet që janë të lidhura me vepra penale si “Vrasje e rëndë”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “Rekrutim për qëllime terroriste”.

Go to TOP