Njerëzit me aftësi të kufizuara nuk janë kursyer nga sulmi në Rripin e Gazës
Heba Abu Jazar nuk mund të dëgjojë zhurmën e shpërthimit të bombave, por ajo mund ta ndjejë thellë intensitetin e tyre.
Ajo, së bashku me dy vëllezërit e saj, ka lindur e shurdhër, por madhësia e shpërthimeve të fuqishme mund të shihet dhe ndjehet në dridhjet e dyerve dhe dritareve në shtëpinë e tyre në qytetin jugor Rafah, afër kufiri midis Gazës dhe Egjiptit.
“Kudo në rajonin tonë ka shpërthime. Forca është shumë e dhimbshme, dhe unë mund ta ndjej shtëpinë të dridhet fuqishëm me çdo sulm ajror”, tha ajo.
Jetët e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë përmbysur plotësisht që kur Izraeli filloi bombardimet e tij të pamëshirshme të territorit të rrethuar më 7 tetor, pas një sulmi të paprecedentë nga Hamasi në postat e ushtrisë dhe qytetet përreth në Izrael, i cili vrau më shumë se 1 mijë e 400 njerëzve.
Që atëherë, rreth 7 mijë e 300 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Mijëra ndërtesa në të gjithë Gazën janë shkatërruar dhe më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në territor, i cili është privuar kryesisht nga ilaçet, uji, ushqimi dhe furnizimet e tjera bazë me urdhër të qeverisë izraelite.
Qasja në internet është e rrallë disa minuta në ditë që kur Izraeli bombardoi kullën e komunikimit në javën e parë të luftës.
