Një vjet e gjashtë muaj burgim për grabitje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.A. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale grabitje nga neni 317 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),  si dhe të pandehurit V.D. i akuzuar për veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 2 të KPRK-së.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së seancës gjyqësore  të pandehurin F.A. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro, ndërsa të pandehurin V.D. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) muaj i cili dënim nuk do te ekzekutohet në qoftese në periudhën kohore prej një (1) viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

I pandehuri F.A. akuzohet se më 31 mars 2021, ne Ferizaj, me përdorimin e forcës ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të dëmtuarës L.S.I., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke e shtyrë karrocën në të cilën kishte fëmijën, pasi Klon nënkalimin dhe del ne rrugën “Ahmet Kaçiku”, I pandehuri ishte duke ardhur përball të dëmtuarës, kur afrohet I ja kap me forcë zinxhirin e arit ku ishte vendosur dhe një pllakë te arit e gdhendur ne forme te kokës se tigrit, ne vlere rreth 2300 euro, të cilën e kishte në qafë , duke tërhequr me forcë derisa zinxhiri shkëputet nga qafa, e pastaj ikë përmes nënkalimit në drejtim të qendrës së qytetit, kurse të nesërmen zinxhirin e shet tek një argjendar në Ferizaj me pronar për çmimin prej 675 euro, kurse pllakën e shet tek tjetër argjendari, për çmimin prej 70 euro.

Ndërsa i pandehuri V.D. akuzohet se më 1 prill 2021, në dyqanin e argjendarisë, në Ferizaj, ka blere një pllakë të arit nga I pandehuri I parë, edhe pse ka mundur të di se është përfituar nga vepra penale në atë mënyrë që derisa ishte duke punuar në lokalin e tij I pandehuri F.A. I ka ofruar për shitje një plake të arit në formë te kokës së tigrit, të cilin e kishte grabitur nga e dëmtuara, kurse I pandehuri e ka blere prej 70 euro, me ç’rast nuk ka bërë identifikimin e shitësit dhe as nuk ka lëshuar kupon fiskal, edhe pse vlera reale ishte shumë më e larte dhe ka mundur ta di që është përfituar nga vepra penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Kosova.info/

Go to TOP