Një shtëpi përfshihet nga zjarri në kryeqytet, lëndohet një person
Sonte, një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili bën të ditur se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pllana theksoi se deri më tani një person ka pranuar trajtim mjekësor.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje deri më tani.
