Një qytetar në Gjakovë rrëzohet në tokë derisa ishte duke ecur me bashkëshorten, vdes në spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Gjakovë deri sa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja, ndërsa kishte vdekur më pas në Spital.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 13:20.
“Viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Go to TOP