Një person u plagos me thikë, dy tё dyshuar arrestohen

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës ka arrestuar të enjten në Istog dy të dyshuar nën veprën penale “vrasje në tentative”. Sipas njoftimit, policia më datë 28 mars 2024 rreth orës 07:35 ka marrë informacion se nё fshatin Istog i poshtëm, ka ndodhur njё rast therje me thikё.

“Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar, i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr trajtim  mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetër, i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr trajtim mjekësor. Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast”, thuhet në njoftim.

Tё dyshuarit:  A. Ll. i lindur më 1975 dhe Sh. Ll. i lindur më 1964, me me urdhër tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё. /Kosova.info/

Go to TOP