Një person nga Rahoveci raportohet i zhdukur nga viti 2012

Një person ka raportuar për zhdukjen e një personi që nga viti 2012, i cili atë vit kishte dalë nga shtëpia dhe ishte shkuar në Shqipëri.

Sipas tij, nuk dihet vendndodhja e tij dhe se rasti është raportuar edhe në Shqipëri.

“PERSON I ZHDUKUR/Rahovec 2012 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalur nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij.

Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Go to TOP