Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia te hotel “Grand”
Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia te hotel “Grand” mesditën e së mërkurës. Dyshimet e para janë që personi ka rënë nga kati i 13-të, që sipas informatave ka qenë duke pastrua.
Në vendngjarjen shihen vetura të Policisë, ambulanca dhe zjarrfikësit. Policia në hyrje të hotelit “Grand” dhe në afërsi të vendit të ngjarjes, ka vendosur shirita.



