Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunimin e një 16-vjeçareje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit E.H, për veprën penale “dhunim”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se dyshohet se i personi në fjalë më 15 prill në shtëpinë e tij në Gjilan e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën të mitur, e cila pra ishte e moshës 16 vjeçare edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeçe, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën të mitur me pëlqimin e saj.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaj”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP