Një motoçiklist i lënduar në aksident  trafiku në Prishtinë

Në person është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. 

Lajmi është konfirmuar  nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar ngasësi i motoçikletës. 

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”,  theksoi zëdhënësja Ahmeti. 

Go to TOP