Një këmbësore goditet nga treni në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga treni.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në lagjen Lakrishtë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënese e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se me këtë rast këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Ajo është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.

Go to TOP