Një i plagosur me kombësi serbe dërgohet në Spitalin e Mitrovicës

Luljeta Zhubi, drejtoreshë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka konfirmuar pranimin e një të plagosuri me kombësi serbe në spital.

Ajo konfirmoi pranimin e tij në spital.
“Një i plagosur, i kombësisë serbe, nuk e di se a është polic a civil”, tha Zhubi.
E njëjta tha se aktualisht është duke shkuar në spital.

Situatën në Banjskë të Zveçanit policia e ka përshkruar si të tensionuar.

Deri më tani zyrtarisht dihet për vrasjen e tre sulmuesve, dhe disa arrestime.

Go to TOP