Një i lënduar nga aksidenti në Shkrel në gjendje më të rëndë
Njëri nga të lënduarit në vetaksidentin e autobusit në Shkrel të Rugovës është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas RTK-së, gjendja e tij është më e rëndë, derisa dy të lënduar të tjerë po vazhdojnë të trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në aksidentin e ndodhur në mesnatë kanë mbetur të lënduar 17 persona, por 14 prej tyre pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Pejës janë liruar.
