Një i lënduar në aksidentin mes traktorit dhe autobusit në Miradi

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fshatin Miradi, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ku si pasojë është lënduar një person. 

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj.

Ai ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një traktor, teksa lëndime ka marr drejtuesi i traktorit.

“Rreth orës 19:30 në rrugën  nacionale M9 drejtimi Prishtinë-Pejë në fshatin Miradi është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku sipas informatave fillestare janë përfshirë një autobus dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka marre lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxhaj.


Go to TOP