Një grua gjendet pa shenja jete në fshatin Dardhishtë të Obiliqit

Një grua është gjetur pa shenja jete rreth orës 18:00 në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ajo tha se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Go to TOP