Një femër ngacmon seksualisht një mashkull në Fushë Kosovë, i vjedh edhe para

Një femër është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një mashkull.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:43, në Fushë Kosovë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se e dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP