Një e mitur raportohet e zhdukur në Prizren
Një grua ka njoftuar Policinë se vajza e saj e mitur është zhdukur nga e marta. Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se rasti ka ndodhur në Prizren dhe po hetohet nga Policia.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
