Një burrë rrah një grua pasi ajo e shkeli aksidentalisht me veturë

Të martën në Drenas një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht një grua pasi kjo e fundit e kishte goditur aksidentalisht me veturë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Go to TOP