Një 12-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Bequk të Vushtrrisë

Një fëmijë i moshës 12-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë.

Viktima është gjetur nga familjarët rreth orës 14:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmiui moshës 12-vjeçare”, tha Zahiti.

Ai shtoi se njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Go to TOP