Nisin punimet për ndërtimin e parkut në fshatin Shillovë të Gjilanit
Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se investimet nuk kanë të ndalur në fshatrat e Komunës së Gjilanit.
Sipas njoftimit të kësaj komune, në fshatin Shillovë, kanë nisur punimet për ndërtimin e parkut (Xhepat e gjelbër).
I pari i komunës ka parë nga afër punimet, të cilat po zhvillohen aty.
Kryetari i Gjilanit tha se po punohet me intensitet të lartë në parkun e fshatit Shillovë.
“Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë dhe po e përmbushim atë”, tha Alban Hyseni, thuhet në njoftim.
I pari i Gjilanit tregoi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit shtator. /Kosova.info/