Nis turneu i boksit “PAVARËSIA”, Badallaj fiton kundër Shaqirit

Boksieri kosovar, Ensar Badallaj ka shënuar një fitore të bindshme kundër Omer Shaqirit, boksier nga Maqedonia e Veriut.

Të shtunën në Prishtinë ka nisur turneu i boksit “Pavarësia”. 

Badallaj e ka dominuar plotësisht përballjen në kategorinë deri në 70 kg, duke detyruar gjyqtarin të ndërpresë meçin në raundin e dytë.

Ky turne zhvillohet për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe është tradicional. Në këtë turne marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. 

Pas meçit Meçi – Badallaj në program janë edhe përballje të tjera. 


Go to TOP