Nis rreshtimi i njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës më 5, 6, dhe 7 mars mbahet manifestimi tradicional Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së janë organizuar disa aktivitete.

Aktivitet kanë nisur në ora 11:00, me ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ceremonia po mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë.

Të pranishëm në ceremoni janë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, si dhe personalitete tjera.

Go to TOP