Nis ndërtimi i shkollës në Kalabri, Rama: Do të reduktohet komunikacioni

Sot ka nisur ndërtimi i shkollës në lagjen Kalabria në Prishtinë. Kjo shkollë pritet të jetë me 6500 metra katrorë, teksa është premtuar që të jetë me kushte evropiane.

“Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijët e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka përmendur se përveç klasave mësimore, laboratorëve, sallave sportive, shkolla do të jetë e pajisur edhe me pjesën digjitale. /Kosova.info/

Go to TOP