Nikaj: Këto dy vite qeverisje të Kurtit nuk ka asnjë të arritur në zhvillimin ekonomik

Bernard Nikaj nga PDK ka folur për arritjet në ekonomi gjatë këtyre dy viteve qeverisje të Qeverisë Kurti.

Nikaj në T7 tha se në këto dy vite qeverisje të Albin Kurtit nuk ka asnjë të arritur në zhvillimin ekonomik.

„Në këto dy vjet përpos që është larguar fokusi nga ekonomia, nuk mund ta veçojmë asnjë të arritur të vetme ne zhvillimin ekonomik.

Ne kemi pas një degradim të dialogut me biznesin pruvat me odat ekonomike dhe po vazhdojmë të mos e dijmë se cila është strategjia ekonomike e Qeverisë së Kosovës”, tha Nikaj.

Sipas tij, është „vështirë të gjejmë një fushë, që të themi ja pra këtu është arrit diçka“.

Go to TOP