Ngritet çmimi i kafesë nga 50 në 70 centë në Mitrovicë

Që nga dita e shtunë, çmimi i kafes në qytetin e Mitrovicës do të bëhet 70 centë. Pronarët e lokaleve thanë se arsyeja e rritjes së çmimit është për shkak të shtrenjtimit të produkteve bazë të përgatitjes së kafesë.

Udhëheqësit e lokaleve që deri tashti shërbyen çaj e kafe për 50 centë janë të bindur se mitrovicasit mund ta përballojnë këtë ngritje, njofton Klan Kosova.

Megjithëkëtë, plani i tyre mund të bie ndesh me ligjet për mbrojtjen e konkurrencës.

Në autoritetin e konkurrencës thanë se caktuan takime për javën e ardhshme me përfaqësuesit e bizneseve dhe organet komunale që të marrin vesh gjendjen dhe të ndalin marrëveshjet e kompanive për koordinim të çmimeve.

Go to TOP