Ngjarjet e ditës së sotme

Ju sjell ngjarjet që do të ndodhin ditën e hënë në Kosovë:
Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin me Rekomandime në lidhje me Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 10:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) hap ekspozitën “Lufta e ORCA-s kundër plagjiaturave”. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Hendrik Bariç”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021 dhe Zyrës së Rregullatorit për energji për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dinamiken e zbatimit të Planit të Veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media dhe Bordit për Ankesa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00-14:00)

Ministria e Punëve të Jashtme bën lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare. Merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz etj. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

Go to TOP