Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve është mbledhja e Kryesisë së Kuvendit si dhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ngjarjet e ditës:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), organizon takim konsultativ me kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 09:30)

Zyra e BE-së në Kosovë organizon diskutimin “Pse duhet të fokusohemi te Energjia e Gjelbër?” me studentët e Universitetit të Prizrenit. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N225, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, N10, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mbajnë diskutimin me temën “Reforma në Administratën Publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim lansom fushatën “E drejta për ajër të pastër – vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezën e diskutimit “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Qendra Mediale do të mbajë forumin me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve pakicë në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Inaugurohet vepra e artit në hapësira publike “Never Say Never” e artistit Alban Muja. (Parku “Adem Demaçi”, Prishtinë, ora 12:00)

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” organizon Ceremoninë e Diplomimit për studentët e diplomuar në vitin akademik 2021/2022. (Palestra Sportive “Karagaq”, Pejë, ora 12:30)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N10, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton rreth propozimeve për ekspert për Nismën ligjore për Pijet energjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303 ora 13:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportet ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel “Sirius”, Prishtinë ora 13:00)

Mbahet aktiviteti “Ora e Kodit”, që është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”, me programe për të gjitha moshat sepse të gjithë mund të kodojmë. (Shkolla “Xhemail Mustafa”, Prishtinë ora 13:00)

Go to TOP