Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Marrëveshjen e Kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë“. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës prezanton platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund, mban konferencë për media, ku do të publikohet raporti i përmbushjes së premtimeve të kryetarit të Ferizajt Agim Aliu.( Zyrat e INPO-s, rruga ”Qamil Hoxha”, hyrja 60, numër 12, Prishtinë, ora 10:00)
Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, prezanton komponentët 3,4, 7 të projektit KEP (Programi Mjedisor i Kosovës).(Amfiteatri i madh, objekti ish-Rilindjes kati përdhes, ora 10:30)
Banka Ekonomike do të organizojë ekspozitën për librin “Në tokën amë Kosovë”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovë, ora 10:30)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. në orën (10:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ora 11:00)
Hapet ekspozita “33 vite LDK”. (Holli te selia qendrore e LDK-së, 11:00)
Mbahet ceremonia për mbajtjen e aktivitetit ‘’Sfidimi Rekodri Ginis’’ të sportistit Agim Agushi. Ky aktivitet mbështetet nga Kompani Al Trade dhe Komuna e Prishtinës. (Pallati i Rinisë Prishtinë, ora 11:00)
Zgjidhen lexuesit më të mirë të vitit dhe hapet ekspozita me libra të autoreve ferizajase. (Biblioteka “Sadik Tafarshiku”, Ferizaj, ora 11:00)
Mbahet takimi i 225-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 11:30)
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 15:00)
Mbahet tryeza e diskutimit “Roli i Gruas në LDK ndër vite”. (Hotel Garden, 15:30)
OJQ “Hardh Fest” mban konferencë për media me rastin e edicionit të radhës të Festivalit “Hardh Fest 2023”. (Te Palestra, rruga “Xhevdet Kasapi”, Rahovec, ora 16:00)
LDK shënon 33-vjetorin e themelimit. (AMC Hall magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, Mazgit, orën 18:00)
