Ngjarjet e datës 15 prill

Ngjarjet e datës 15 prill 2024.

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës – gjykimi. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. ( Prishtinë, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media për të njoftuar me ecurinë e punës gjatë javës së dytë në terren për regjistrimin e popullsisë. (ASK, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Drenasit organizon koncert kushtuar fëmijëve të rënë për liri. (Salla e kulturës, Drenas, ora 11:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë. (Presidencë, ora 15:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë. (Presidencë, ora 16:00)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në shenjë pakënaqësie me vrasjen e Erona Coklit në Ferizaj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 17:30)

Hapet ekspozita A4 Print Edi Hila”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë, ora 20:00)

Go to TOP