Ngacmoi dy të mitura në park, mbetet në burg 56-vjeçari në Korçë
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Nesti Zhorbo, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorenë”.
56-vjeçari vetëm pak ditë më parë ka qenë i ulur në një prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura dhe ka tentuar ti prekë në disa pjesë të trupit,.
Aktet e tij janë parë nga disa kalimtarë të rastit, por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë që ka bërë të mundur arrestimi e 56 vjeçarit.
Burime pranë policisë së Korçës thanë për A2 CNN se Nesti Zhorbo ka kryer dhe më parë gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës.
Ka qenë organi i akuzës ai që i ka kërkuar gjykatës së Korçës vlerësimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë të cilën gjykata e ka pranuar edhe në kushte kur avokati mbrojtës ka kërkuar një masë tjetër sigurie.