Nga shpërthimi në veri u dëmtuan katër vetura

Te elektroseveri në veri të Kosovës sot ka pasur gjuajtje me eksploziv, nga ku asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, por ka pasur dëme materiale.

Nga ky shpërthim janë dëmtuar katër vetura, ku në vendin e ngjarjes kanë mbetur pjesë nga xhamat e tyre, përcjell Klankosova.tv.

Gjithashtu është dëmtuar edhe një pjesë e rrethojës si dhe një kabllo elektrike.

Policia ka bërë të ditur se ende nuk ka të arrestuar dhe as të dyshuar për këtë ngjarje.

Go to TOP