Nga rrahja e biznesmenit libanez tek ekzekutimi i Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt, kush ishte “i forti” Sukthit që u vra në atentat

Detaje të reja janë zbuluar mbi Arben Mërkurit (Ismailit), 48-vjeçarit të vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Sukth, para biznesit të tij.

Burime për Abc bëjnë me dije se Mërkuri dyshohet të ketë marrë pjesë në 12 ngjarje të rënda kriminale.

48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Ndërkohë Arben Mërkuri ka qenë i arrestuar në vitin 2016-të nga policia, pasi sëbashku me dy persona të tjerë dyshohet se dhunuan biznesmenin libanez Faadi Mitri.

Gjithashtu Mërkuri njihet si miku i ngushtë i Landi Muharremit ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili dyshohet se ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, ditën që iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

Go to TOP