Nga Hungaria deri te Maqedonia e Veriut – këto janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se opsionet që ishin të paimagjinueshme tri javë më parë, tani janë “shumë në tryezë” – kur bëhet fjalë për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

“Duhet të mendojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia, varësia nga hidrokarburet ruse, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë. Të gjithë janë në të njëjtin rrugëtim. Disa vende do ta kenë më shpejt dhe më lehtë se të tjerët”, ka thënë ai.

Ndërkohë të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se SHBA-ja po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin që po ushtron një agresion mbi Ukrainën.

Sipas CNN, për shembull në SHBA, pasojat e një ndalimi të importit të naftës ruse do të kishin ndikim të kufizuar – duke qenë se Rusia përfaqëson më pak se 2% të importeve të saj të përgjithshme të naftës.

Ndërkohë në një infografikë të publikuar po nga CNN, paraqiten vendet që janë më së shumti të varura nga gazi rus dhe që janë Hungaria, Sllovakia, Moldavia, Austria, Gjermania, Bullgaria.

Vendet evropiane që e përdorin gazin rus


Go to TOP