Nga e marta, vendi i punës për Faruk Mujkën do të jetë në Prishtinë

Ish-nënkryetari i Mitrovicës dhe ish-kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, erdhi këtu një ditë më herët për ta marrë detyrën e kryeshefit të Ibër-Lepencit.

Inxhinieri i ndërtimtarisë thotë se e ka merituar të zgjidhet në krye të hidrosistemit, derisa mohon se në proces ka ndikuar partia e tij që udhëheq me qeverinë.

“Kam një CV të pasur, eksperienca që e kam, besoj se edhe Ibër-Lepenci mund të përfitojë nga kjo. Unë sa e njoh kryeministrin Kurti, ai nuk bën ndërhyrje të tilla, nuk është në stilin e tij”, shprehet ai ndër të tjera, njofton Klan Kosova.

Mujka është edhe asamblist i VV-së në Mitrovicë, ndërsa do të konsultohet me Agjencinë Anti-Korrupsion nëse i duhet të dorëhiqet nga kuvendi komunal.

Por, do të vazhdojë të jetë anëtar partie. Kryeshefi i ri tregon planet që ka në Ibër-Lepenc, e që sipas tij më primare është vazhdimi i fazës së dytë të projektit ekzistues, atij të Lepencit.

Në garën për këtë pozitë, Mujka ka qenë i dyti me pikë të barabarta me të tretin. Kurse i pari ka hequr dorë për arsye personale.

Muzafer Luma nga bordi i Ibër-Lepencit thotë se gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe nuk ka pasur ndërhyrje politike gjatë procesit të përzgjedhjes.

Faruk Mujka kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit lokal të VV-së në Mitrovicë vitin e kaluar, pas rezultatit zgjedhor që e nxori Bedri Hamzën e PDK-së kryetar komune.

Nga e marta, vendi i punës për Faruk Mujkën do të jetë në Prishtinë.

Go to TOP