Nga bixhozi te shantazhi: 35-vjeçari nga Suhareka kërkonte 21 mijë euro, arrestohet nga policia
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, ka pranuar dje (11.08.2025) dëshminë e një ankuesi nga një fshat i Suharekës, i cili ka raportuar se po kanoset dhe detyrohet nga një person i dyshuar, po ashtu nga një fshat i të njëjtës komunë.
Sipas deklaratës së ankuesit, para tre vitesh ai kishte luajtur lojëra bixhozi në vlerë rreth 9 mijë euro. I dyshuari, që dyshohet se i ka menaxhuar këto lojëra të fatit përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova, tani i kërkon atij rreth 21 mijë euro dhe e ka kanosur vazhdimisht për t’i kthyer shumën e pretenduar.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar një telefon celular për ekzaminim lidhur me aktivitetin e lojërave të organizuara. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është intervistuar në praninë e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Detyrimi”.
I dyshuari A.L. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit. /Kosova.info/
