Nga BE-ja thonë se në Hungari është përkeqësuar situata sa i përket sundimit të ligjit

Nga Komisioni Evropian thonë se performanca e Hungarisë mbi sundimin e ligjit është përkeqësuar vitin e kaluar, sidomos kundër të drejtave të komunitetit LGBT dhe përgjimet e pjesëtarëve të opozitës, gazetarëve dhe biznesmenëve, raporton euronews.

I ashtuquajturi “Artikulli 7” hyri në fuqi kundër qeverisë populiste të Hungarisë rreth 4 vite më parë, qeveri e udhëhequr nga Viktor Orban, në mënyrë që ta kthejnë Hungarinë në vlerat e BE-së, por deri tani ka progres shumë të vogël.

Por Budapesti zyrtar qëndron palëkundshëm ndaj këtij ligji, duke mos ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm, hapa që do ta gëzonin Brukselin zyrtar, duke u bazuar në deklaratat e ministres hungareze të drejtësisë, Judit Varga.

“Mesazhi i qartë ndaj BE-së është se në zgjedhjet e 3 prillit, populli hungarez vendosi për të ardhmen e tyre. Populli gjithashtu sheh se çka bën Evropa, dhe përgjigja e tyre ndaj ligjit nga “Artikulli 7”, është se ata e mbështesin politikën e qeverisë hungareze ndaj Evropës dhe ndaj të gjitha çështjeve lidhur me sundimin e ligjit”, deklaroi Varga.

“Ata e dinë se ajo që qeveria konservatore hungareze po e bënë është mirë për popullin hungarez, dhe një mandat i dhënë nga më shumë se tre milionë votues jep një mbishkrim mbi gjithçka dhe jep përgjigjet e duhura ndaj çdo gjëje”, shtoi më tutje ministrja Varga.

Go to TOP