Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit. Kështu njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Bllokimi i këtij segmenti, sipas këtij dikasteri, bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit).

“Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik. Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”(përjashtohen mjetet e rënda)”, thuhet në njoftimin e MMPHI-së.

Punimet në hekurudhë, sipas njoftimit, është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi që nga dita e hënë 28 maj dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës. /Kosova.info/

Go to TOP