Newcastle mposht Arsenalin në ‘Emirates’

Arsenali përballet me një sfidë të vështirë për t’u kualifikuar tutje në Kupën e Ligës, pasi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Newcastle United, që u zhvillua sonte, me rezultat 0-2.

Për të kaluar më tej, tani “Topçinjtë” do të duhet të përmbysin këtë disavantazh në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 5 shkurt.

Në ndeshjen e sotme, Arsenali dominoi me mbi 20 goditje drejt portës së Newcastle, por nuk arriti të shënojë asnjë gol, ndërsa mysafirët në një formë të shkëlqyer, e shfrytëzuan maksimalisht efikasitetin e tyre. Rezultati u hap në minutën e 37-të nga Alexander Isak, i cili shënoi pas një asisti të saktë nga Jacob Murphy. Në pjesën e dytë, Anthony Gordon vulosi rezultatin me një gol tjetër, duke i siguruar Newcastle një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit.


Go to TOP