Netanyahu: Sulmi i Iranit dështoi, do të paguajë për gabimin e madh që bëri

Sulmi raketor iranian ndaj Izraelit dështoi, tha kryeministri izraelit Netanyahu.

“Irani bëri një gabim të madh sonte – dhe do të paguajë për të,” tha ai në fillim të një takimi politik të sigurisë.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur vetën dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë.”

Më vete, i dërguari i Izraelit në OKB tha se Irani së shpejti do të ndjente pasojat e veprimeve të tyre dhe përgjigja do të ishte e dhimbshme.

Go to TOP