Nesër udhëtimi i Kombëtares për në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës
Kombëtarja A e Kosovës në hendboll po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë-Hercegovinën.
Pas seancave stërvitore dhe angazhimeve të tjera në Prishtinë, Kombëtarja jonë të mërkurën në orët e mëngjesit udhëton për në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.
Në Tuzla planifikohen aktivitete të tjera përgatitore para ndeshjes Bosnjë-Hercegovinë – Kosovë, që zhvillohet të enjten nga ora 20:00.
Është kjo ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2027.
Ndeshja e kthimit është menjëherë të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë, ndërsa shtabi teknik i udhëhequr nga përzgjedhësi Jesper Ostlund është i kënaqur me punën që po e bëjnë lojtarët. /Kosova.info/
