Nesër Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Belgjikë, zbardhet axhenda

Nesër (17 dhjetor) zhvillohet Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në Luksemburg.

Delegacionin shqiptar do ta kryesojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Parashikohet që kreu i qeverisë shqiptare të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Ditën tjetër, më 17 Dhjetor, Rama do të kryesojë delegacionin e vendit tonë në konferencën ndërqeveritare ku pritet të hapet grupkapitulli i gjashtë që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Ky pritet të jetë edhe grupkapitulli që do të finalizohet në një kohë të shkurtër pasi vendi ynë ka treguar vullnet maksimal për të njehsuar vendimmarrjen me Brukselin në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë si dhe qëndrimin për konfliktin në Rripin e Gazës

Go to TOP