Nesër finalet e ligës ‘Gjergj Kastrioti’

Nesër, e mërkurë, finalet në të dy konkurrencat të ligës ‘Gjergj Kastrioti’.

Liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila erdhi falë një bashkëpunimi të zellshëm mes FVK-së dhe FSHV-së, mbyllet me finalet që luhen nesër, më 2 mars.

Në konkurrencën e femrave, Skënderbeu luan kundër Tiranës me fillim nga ora 16:30 në palestrën ‘Feti Borova’ në Tiranë, ndërsa në konkurrencën e meshkujve, Tirana në po të njëjtën ditë dhe palestër ndeshet me Erzenin me fillim nga ora 19:00. /Kosova.info/

Go to TOP