Nesër Drita sfidon Differdange në Ligën e Kampionëve
Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen nesër mbrëma më ndeshjet e fazës së parë kualifikuese në garën më të madhe në Evropë.
E marta e 9 korrikut do ta zbresë kampionen e Kosovës, Dritën, në stadiumin “Fadil Vokrri” për përballjen që mund të shënojë një hap historik për futbollin kosovar.
Në ndeshjen e parë të fazës së parë eliminatore të ‘Champions-it’, gjilanasit do të përballen me skuadrën FC Differdange nga Luksemburgu.
Ky është një mision historik për Dritën, por edhe për futbollin e Kosovës, pasi asnjë klub kosovar deri më sot nuk ka arritur të kalojë këtë fazë të garës më të madhe evropian për klube.
Klubi nga Gjilani vjen me entuziazëm dhe formë të mirë, dhe synon ta çojë futbollin kosovar në një tjetër nivel përmes një kualifikimi që do të ishte historik.
Ndeshja mes Dritës dhe Differdange fillon në orën 20:00.
